Flash

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një 26-vjeçare

Lapsi.al 26 June 2020
Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një 26-vjeçare

Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër person, që ka marrë pjesë në ekzekutimit mafioz të Hekuran Billës te Komuna e Parisit, mbrëmjen e 11 qershorit.

Njoftimi i policisë: 

Vijojnë veprimet hetimore intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B.

Shkon në tre numri i të arrestuarve të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë vrasje.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B.

Më parë, si rezultat i reagimit në kohë dhe falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u identifikua, u kap dhe u vu në pranga dhe bashkëpunëtori tjetër, shtetasi S. M.

Gjithashtu, falë punës profesionale të strukturave të DVP Tiranë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Policinë e Malit të Zi, mbi bazën e informacioneve të dhëna nga specialistët e Sektorit kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Tiranë, u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasit V. M., i cili u kap nga Policia e Malit të Zi.

Nga strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B., është bërë ndalimi i shtetases:

A. L., 26 vjeç, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M).

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të shumta për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është vënë në pranga për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A. A. , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me një krehër 7 fishekë.

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetases A. L.

Të këshilluara

77 raste të reja me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetëësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 77 persona. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan ...

10:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI