Flash

Dy humbje jete në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Lapsi.al 26 June 2020
Dy humbje jete në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Dy humbje jete në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur jetën dy qytetarë papritur. 

Një 76-vjecar nga Tirana pasi ishte përmirësuar pas 15 ditëve trajtim, vdiq papritur.

Ndërsa një 54 vjecar në gjendje të rendë ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.

Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Eugena Tomini.

Të këshilluara

77 raste të reja me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetëësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 77 persona. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan ...

10:16

Grenell 'koordinohet' me BE (Statusi)

I dërguari special i SHBA pêr dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell thotë se është koordinuar sot me këshilltarët e sirgurisë gjermane dhe franceze duke bërë m...

22:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI