Flash

Vuçiç komenton për herë të parë akuzat ndaj Thaçit e Veselit

Lapsi.al 26 June 2020
Vuçiç komenton për herë të parë akuzat ndaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për herë të parë lidhur me aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Vuçiç ka thënë se gjëja me e rëndësishme për Serbinë është të tregojë përmbajtje ndaj kësaj situate, duke shtuar se “ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme”.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm”, ka deklaruar Vuçiç para mediave në Bruksel, ku po qëndron për vizitë zyrtare gjatë së cilës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë evropianë.

Të këshilluara

77 raste të reja me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetëësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 77 persona. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan ...

10:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI