Flash

Carl Bildt parashikon arrestimin e Hashim Thaçit

Lapsi.al 26 June 2020
Carl Bildt parashikon arrestimin e Hashim Thaçit

Carl Bildt, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë ka deklaruar se nëse aktakuza ndaj Hashim Thaçit konrmohet, atëherë i presidenti kosovar do të arrestohet. Në një prononcim për mediat suedeze, Bildt thotë se kjo ngjarje do të trazojë për një kohë të gjatë politikën në Kosovë.

“Nëse aktakuza konfirmohet, presidentit do të shkojë në Hagë dhe do të përballet me një gjykim të gjatë e të komplikuar ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë problem i madh. Gjyqi do të zgjasë disa vjet dhe presidenti mund të arrestohet. Dhe pa dyshim, kjo do të trazojë politikën e Kosovës”, deklaroi Bildt.

Lexo me tej

Thirrja e Carl Bildt: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë e akuzon presidentin Thaçi, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë. Sipas ekspertëve kjo do ta vërë presidentin para dy zgjedhjeve: të dorëhiqet dhe të përballet me prokurorët si qytetar i thjeshtë, ose të rrezikojë bashkë me postin e tij edhe imazhin e shtetit të Kosovës.

Të këshilluara

77 raste të reja me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetëësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 77 persona. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan ...

10:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI