Flash

Justifikimi i Majkos: Nuk fola për Teatrin sepse bëra një operacion në gojë

Lapsi.al 23 June 2020
Justifikimi i Majkos: Nuk fola për Teatrin sepse bëra një

Ministri për Diasporën dhe deputeti socialist, Pandeli Majko mbajti kohë më parë një qëndrim të ndryshëm nga mazhoranca për shembjen e Teatrit Kombëtar. Mbahet mend largimi i tij nga salla e Kuvendit për të mos votuar projektin “Fusha” që e çoi gati në dorëheqje nga qeveria.

Por atëherë kur duhet të fliste sepse Teatri po shembej, ai nuk reagoi. Në një intervistë për ABC News, Majko u jusitifikua se kishte bërë një operacion në gojë dhe për këtë arsye nuk ka folur.

“Si i kam marrëdhëniet me Veliajn? Keni marrë vesh ndonjë gjë? I kam pak më të mira se me Edi Ramën. E vërteta ime (për Teatrin) është e deklaruar dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë.

Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin. Të thashë se duke mos vajtur tek dentisit qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot. Tani është e kotë të flas” – tha Majko. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI