Flash

Ndërpriten punimet në Unazën e Madhe, shkak shtëpia e Nexhmije Hoxhës

Lapsi.al 21 June 2020
Ndërpriten punimet në Unazën e Madhe, shkak shtëpia e

Punimet në zonën e rreth-rrotullimit te ish-sheshi “Shqiponja” janë ndërprerë. Kjo për shkak banesës, në të cilin ka jetuar Nexhmija Hoxha. Banesa nuk është shpronësuar e për këtë arsye punimet janë pezulluar.

Kjo konfirmohet nga përgjegjës të punimeve kompanisë e cila po kryen punimet e Lotit të dytë të Unazës së Madhe. Pas shpronësimit nga ana e qeverisë, banesa ku ka jetuar Nexhimje Hoxha do të prishet për t’i hapur rrugë vijimit të punimeve. Banorët jashtë kamerave tregojnë se ditët e fundit rritmi i punimeve ka rënë, kjo ndoshta për shkak të pritjes së vendimit për shpronësimin.

Ata thonë se pjesëtarë të familjes Hoxha kanë nisur të zhvendosin orenditë nga shtëpia, çka lë të nënkuptohet se prishja e banesës do të ndodhë së shpejti. Në katin e dytë të kësaj godine që prej vitit 1994 ka jetuar Nexhmije Hoxha. Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti./abcnews

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI