Flash

Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja dhe nuk kam lidhje me skandalin në Zimbabve

Lapsi.al 21 June 2020
Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja dhe nuk kam lidhje me skandalin

Biznesmeni Mirel Mërtiri ka deklaruar se ai nuk ka lidhje me kontratën e përfolur në Zimbabve mes kompanisë zvicerane Drax Consult Sagl dhe Natpharm për të cilën kanë nisur hetimet në këtë vend për një aferë korruptive. Përmes një deklaratë zyrtare, Mërtiri shkruan se fotografitë e tij që janë publikuar gjerësish në media nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë. Sipas Mërtirit, këto foto janë përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin e tij.

“Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekulimet lidhur me implikimin tim në kontratën e përfolur në Zimbabve mes kompanisë zvicerane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja. Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale për disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza” – thuhet në deklaratën e Mërtirit.

Pres disa ditësh mediat shkruajnë se Mirel Mërtiri dhe Ilir Dedja i cili ka nënshkruar kontratën në Zimbabve janë i njëjti person. Edhe Partia Demokratike reagoi dhe tha se ata janë i njëjti person që qëndron pas kontratës së inceneratorit të Sharrës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI