Flash

Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid, rritet numri i të shtruarve tek Infektivi

Lapsi.al 21 June 2020
Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid, rritet numri i të shtruarve

Shkon në 44 numri i viktimave nga COVID-19 në vend, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. “Një 62-vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, deklaroi Qirjako. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)

Testime totale 23453

Raste pozitive 1962

Raste të shëruara 1134

Raste Aktive 784

Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 361

Durrës 151

Shkodër 127

Vlorë 54

Fier 37

Korçë 17

Lezhë 16

Elbasan 10

Kukës 8

Gjirokastër 2

Berat 1

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI