Flash

Mbollën kanabis në fshatin e Saimir Tahirit, tre të arrestuar në Tepelenë

Lapsi.al 21 June 2020
Mbollën kanabis në fshatin e Saimir Tahirit, tre të arrestuar

Tre persona banues në Memaliaj, konkretisht në fshatin Salari, Tepelenë, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbjellë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur 'Kubuz' të njësisë administrative Kurvelesh.

Nuk dihet saktësisht numri i fidanëve apo bimëve ose llojit të drogës që këta shtetas, K. Meca, Sh.Kondi dhe M.Kondi kanë mbjellë, por tani ata do të përballen në gjykatë me akuzën e 'prodhimit të lëndëve narkotike'.

Njoftimi i policise

Shërbimet e komisariatit të policisë Tepelenë dhe ato të DVP Gjirokastër nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrollit të territorit, si dhe pas një hetimi disa javor, finalizuan me sukses operacionin "Kobuz".

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit K. M., 29 vjeç banues në Memaliaj; Sh. K., 18 vjeç dhe M. K., 24 vjeç banues në fshatin Salari, Tepelenë.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore, u bë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për të kultivuar kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri - tjetrin në vendin e quajtur Kobuz , në një zonë të fshatit Gusmar të Njësisë Administrative Kurvelesh, një një zonë të pyllëzuar, kishin kultivuar 92 fidanë narkotikë kanabis.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet që përdorej nga këta shtetas, katër aparate celular dhe sende të tjera.

Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e cdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vetëvaret një person në Bulqizë

Një 36-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Valikardhë dhe viktima është shtetasi me...

16:57

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI