Flash

OBSH ngre alarmin: Covid 19 po përshpejtohet, 150 mijë raste në ditë

Lapsi.al 20 June 2020
OBSH ngre alarmin: Covid 19 po përshpejtohet, 150 mijë raste në

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të premten se pandemia po përshpejtohet, pasi një ditë më parë u regjistruan 150 mijë raste në një ditë.

Ky është numri më i lartë në një ditë të vetme.

Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve se gati gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Amerikë, ndërsa një numër i konsiderueshëm vjen nga Azia e Jugut dhe Lindja e Mesme.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil tha se numri i rasteve ishte rritur me 50 mijë në krahasim me një ditë më parë.

Covid-19 ka infektuar më shumë se 8.5 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë 454 mijë.

Numri i vërtetë mendohet të jetë më i lartë, pasi shumë njerëz janë asimptomatikë ose e kalojnë virusin pa u testuar.

Të këshilluara

53 raste të reja me koronavirus në vend

Në 24 orët e fundit janë shënuar 53 raste të reja, të dala pas testimeve të bëra në personat e dyshuar. Shifrat zyrtare jane bere publike sot gjate raportit ...

10:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI