Flash

Covid 19/ Nga nesër në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin tokësor me Shqipërinë e Kosovën

Lapsi.al 20 June 2020
Covid 19/ Nga nesër në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të shkojnë në Mal të Zi, pa prezantuar para autoriteteve, një test negativ për Covid 19. Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.

“Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët. Këto masa hyjnë në fuqi të dielën në mesnatë, më 21 qershor”, thuhet në një postim në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi.

Qeveria e Malit të Zi, përmes një harte ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet, qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.

Sipas kësaj harte, përveç shtetasve të Kosovës, që duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus para autoriteteve malazeze, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës. Nga shtetet e rajonit, shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi. Ditët e fundit, në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirus.

Numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite u shënua më 16 qershor, përkatësisht u regjistruan 141 raste me koranavirus. Hyrja në Mal të Zi pa kufizime mundësohet për ato shtete të cilat plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar në 100,000 banorë

Të këshilluara

53 raste të reja me koronavirus në vend

Në 24 orët e fundit janë shënuar 53 raste të reja, të dala pas testimeve të bëra në personat e dyshuar. Shifrat zyrtare jane bere publike sot gjate raportit ...

10:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI