Flash

Kërcënohet biznesmeni, si ndodhi përplasja me armë në Bulqizë

Lapsi.al 19 June 2020
Kërcënohet biznesmeni, si ndodhi përplasja me armë në

Tentativa e policisë për të arrestuar autori që kërcënoi me armë një biznesmen në Bulqizë duke i kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh ka dështuar.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se pas kallëzimi, forcat e rendit kanë identifikuar autorin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për ta arrestuar.

“Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi”- sqaron deklarata.

Njoftimi:

Policia identifikon dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të kërcënimit për vënie gjobë ndaj një biznesmeni. Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallëzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi shtetasin F.Sh, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI