Flash

Basha në Ndroq: Gjendja në fshat shumë e vështirë, PD do të nxjerrë shqiptarët nga kriza

Lapsi.al 17 June 2020
Basha në Ndroq: Gjendja në fshat shumë e vështirë, PD

Nga Ndroqi i Tiranës, ku u takua me fermerë, Lulzim Basha konstatoi se gjendja në fshat është jashtëzakonisht e vështirë pasi fermerët as kanë dëgjuar për subvencion e jo më ta marrin kurse infrastruktura rrugore është e shkatërruar ndërsa kostot janë rritur. Ndërkohë fitimi është minimal.

Por Basha bën të qartë se ai dhe PD kanë ofertën për të nxjerrë fermerët dhe shqiptarët nga kriza me një qeveri të dalë nga vota.

Postimi 

Gjendja në fshat është jashtëzakonisht e vështirë.

Banorët në zonën e Ndroqit më treguan për vështirësitë e tyre.

Asnjë subvencion, me rrugë të shkatërruara, me kosto të rritura për punimin e tokës dhe fitim minimal.

Punojnë nga ora 5 e mëngjesit e deri në darkë vonë, por mundi i tyre nuk shpërblehet. Të ardhurat që sigurojnë nuk mbulojnë as kostot.

Jetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë edhe për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin ndërsa nuk iu është dhënë asnjë mbështetje nga qeveria.

Në 7 vjet RAMAVIRUSI i ka braktisur banorët e fshatrave, i ka braktisur fermerët sepse të gjithë vëmendjen e ka përqëndruar tek një grusht njerëzish që përfitojnë para prej taksave të tyre.

Për 3 muaj qeveria ka paguar vetëm 90 milionë euro ose 10 euro për person si masë anti-COVID, për qytetarët ndërsa qindra milionë euro ia ka dhuruar përmes tenderave, koncesioneve e PPP-ve korruptive 4-5 oligarkëve.

Ne do ta nxjerrim vendin nga kjo krizë!

Ne kemi ofertën dhe vendosmërinë për të shpëtuar fermerët dhe shqiptarët nga kriza me një qeveri të dalë nga vota e qytetarëve.

Ne do të akordojmë 100 milionë euro subvencione direkte për fermerët në bazë të prodhimit që ka secili prej tyre. Nuk është më e mira por të paktën të barazohemi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë i kemi të gjitha mundësitë dhe do të bëjmë gjithçka që fermerët tanë të mos disavantazhohen.

Prodhimet e tyre do të mbrohen dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa patur një tarifë të barazvlefshme me subvencionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre. Prodhimi i fermerëve shqiptarë dhe fermerët shqiptarë do të jenë të parët në tregun tonë, ndërkohë që do të bëjmë gjithçka për të nxitur edhe eksportin e tyre.

Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të lehtësojmë fermerët por edhe qytetarët.

Ne do të akordojmë 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore dhe do të investojmë për infrastrukturën rrugore të fshatrave.

Ne i kemi të gjitha mundësitë, mjafton që paratë e qytetarëve t’iu kthehen atyre dhe jo të shkojnë te një grusht oligarkësh.

Të këshilluara

Masat ndaj Covid, çfarë kërkon policia

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Duke marrë shkas nga rritja e numrit të të infektuarve, p...

12:55

50 raste të reja me koronavirus në vend

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë...

10:36

Tjetër viktimë nga Covid 19 në vend

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 38 numrin total të viktimave. Mësohet a ndërruar jetë te Spitali Infekt...

10:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI