Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pyetjes që Rama nuk iu përgjigj dot në “Open”

Lapsi.al 8 June 2020
Pyetjes që Rama nuk iu përgjigj dot në “Open”

Kryeministri Edi Rama nuk i dha dot një përgjigje se çfarë do të ndodhë me të papunët që do të krijohen pas pandemisë. I ftuar në emisionin “Open” Rama u pyet nga gazetari Andi Bushati se sa ishin të papunët e krijuar nga pandemia në vendin tonë. Rama dha një përgjigje të gjatë, por vetëm pas këmbënguljes nga studio ai nxori një shifër rreth 70 mijë.

“Shifra është dinamike. Ka pasur shumë kthime në punë. Ajo që shohim ne nga shifrat e fundit ka edhe raste që punonjësit edhe pse janë nxjerrë nga puna kanë vijuar të paguajnë punonjësit me gjysmë apo me minimumin e pagës. Deri në fillim të muajit maj ne kemi pasur deri në 70 mijë persona që kanë humbur vendin e punës. Ne duhet të shohim bilancet e qershorit që të shohim sa janë kthyer” – tha ndër të tjera Rama.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me personat e mbetur të papunë dhe se a do të ketë një “paketë të tretë” sërish Rama e stërholloi përgjigjen duke u kapur me replika personale me Bushatin, por pa dhënë përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndonjë ndihmë specifike.

“Do të jetë një pakicë që do të mbetet pa punë siç kishte edhe të papunë para pandemisë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI