Flash

KPMG vlerëson klubet më të vlefshme europiane: asnjë italiane në 10 të parat

Lapsi.al 28 May 2020
KPMG vlerëson klubet më të vlefshme europiane: asnjë

Real Madrid është para të gjithëve e asnjë klub italian nuk është në 10 më të mirët. Ky është rezultati i raportit të fundit të KPMG mbi vlerën e klubeve europiane, "Football Clubs’ Valuation: The European Elite 2020". Analiza merr në konsideratë 32 shoqëri futbollistike, ku në vendin e parë është Real Madrid me një vlerë: 3,478 miliardë euro.

Parametrat për të vendosur vlerën e një shoqërie janë të shumta: që nga kartonat e lojtarëve tek të ardhurat nga stadiumi, nga shitjet e të drejtave tv tek popullariteti në rrjetet sociale. Pas Blanco, mbajnë hapin dhe podiumin Red Devils e rivalët e Barcelonës.

Ajo që bën përshtypje është se asnjë italiane nuk është aty. Deri në 2019 ishte Juventus që mbante lart flamurin e Italisë, por në 2020 klubi i Andrea Agnelli ka zbritur në vendin e 11°, i kaluar nga PSG, tani i 9° përpara Arsenal. Ky rezultat ka ardhur pavarësisht se vlera e bardhezinjve këtë vit është rritur 12%, duke kapur kuotën 1,73 miliardë euro. Shpërthimin më të madh në fakt e ka patur Inter i Suning, që ka fituar vetëm një pozicion, por me një rritje të vlerës 42% (983 milionë euro), që bëhet +146% në krahasim me 2016, vitin në të cilin kolosi kinez mori skuadrën. Në katërvjecarin e fundit vetëm Lion e Tottenham janë rritur më shumë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI