Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Inter vendos kufijtë, klauzola skadon në 1 korrik: "Lautaro ikën me disa kushte"

Lapsi.al 28 May 2020
Inter vendos kufijtë, klauzola skadon në 1 korrik: "Lautaro

Barcelona insiston për të marrë Lautaro Martinez, por Inter nuk ka ndërmend të gjendet i papërgatitur e, mbi të gjitha, në rast të një lamtumire ka ndërmend të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur. Piero Ausilio, drejtori sportiv zikaltër, shpjegon kështu cështjen: "Përsa i përket Martinez ka vetëm një rrugë që mund ta largojë nga Inter dhe është duke paguar klauzolën. Një klauzolë që të gjithë e dinë, e kotë ta fshehësh, sepse ekziston, është një klauzolë impenjative, sepse ka edhe skadenca edhe impenjime që duhen mbajtur me saktësi".

"Ndërkohë - ka shtuar Ausilio për Sky – është një klauzolë që përfundon në ditët e para të korrikut kështu që nuk është se do ta vazhdojë gjatë. E është mundësia e vetme që ekziston për të mos e parë Lautaron me fanellën e Inter. Ne nuk jemi në këtë periudhë, nuk po e diskutojmë temën Lautaro me askënd. Thjesht besojmë tek ai, është një aset i rëndësishëm i klubit, e pastaj të mos harrojmë se ka ende tre vjet kontratë me Inter. Lojtarët e rëndësishëm Inter nuk ka ndërmend ti shesë. Ka ndërmend ti mbajë e të forcohet në merkato e kjo vlen edhe për Lautaro".

Por ka edhe një cështje tjetër, komplekse, duke qenë se klubet nuk është se po kalojnë kohë të lumtura financiarisht, që lidhet me amortizimin e kostove të një operacioni prej 111 milionë euro: "Shumë shoqëri na kanë kontaktuar për të biseduar për Lautaro. Mes tyre, më e vendosur, e me të cilët kemi një raport miqësor, është Barcellona. Nuk e fsheh këtë. E di se Barcellona njeh shumë mirë cilat janë qëllimet tona. Inter nuk ka ndërmend ta shesë Lautaro Martinez. Por e përsëris ka një klauzolë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI