Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Barcelona nuk e bind dot, Arthur refuzon Juventus: i ati ia ka komunikuar Paraticit

Lapsi.al 28 May 2020
Barcelona nuk e bind dot, Arthur refuzon Juventus: i ati ia ka komunikuar

Arthur Melo nuk dëshiron të lëvizë nga Barcellona e ia ka komunikuar këtë zyrtarisht Juventus, që ka zgjedhur brazilianin si zëvendësuesi perfekt për Pjanic. Sipas 'Mundo Deportivo', në fakt, të dielën i ati i mesfushorit blaugrana ka folur me Fabio Paratici, drejtorin sportive të bardhezinjve, për ti komunikuar vendimin për të qendruar në Katalonjë.

Të hënën, ndërkohë, Arthur e i ati janë takuar me drejtuesit e Barças, për ti informuar se kanë folur me Juventus e për ti përsëritur vullnetin për të qendruar tek Barcellona e për të luajtur shanset në Spanjë (ka një kontratë deri në 30 qershor 2024).

Arthur, shkruhet në të përditshmen iberike, ndihet i vlerësuar nga Setien e ka dashur ti qartësojë gjërat që në fillim, në lidhje me pozicionin e tij, në mënyrë që të mund të përqendrohet më mirë në sprintin finale të sezonit, që parashikon rinisjen e Liga në 11 qershor. Kështu, ka ardhur mbyllja e Arthur, të paktën për momentin, që nuk dëshiron ta marrë në konsideratë prespektivën për të ndryshuar fanellë, duke i dhënë fund zërave që e shohin të niset drejt Italisë.

Barça është duke vazhduar presingun mbi lojtarin në mënyrë që të pranojë transferimin tek bardhezinjtë, por vendimi i tij rrezikon të kompromentojë në mënyrë vendimtare edhe tratativën për Miralem Pjanic, që tek Barcellona e konsideronin të sigurtë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI