Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Piatek pengon Leipzig të arrijë Dortmund: 2-2 në Red Bull Arena

Lapsi.al 27 May 2020
Video/ Piatek pengon Leipzig të arrijë Dortmund: 2-2 në Red Bull

Në javën e 28 të Bundesligës, e treta pas rifillimit, në Red Bull Arena Leipzig është bllokuar në 2-2 nga Hertha Berlin. Avantazhi i miqve me Grujic (9'), përmbyset nga Klostermann (24') e Schick (68) që përfiton nga një gabim skandaloz i portierit kundërshtar. Skuadra e Nagelsmann mori avantazhin edhe pse ishte me 10 lojtarë në 30 minutat e fundit të lojës, pas ndëshkimit me të kuq të Halstenberg, por nuk arriti ta ruante deri në fund, të dënuar nga një penallti e realizuar nga Piatek, që e pengon Leipzig të arrijë Borussia Dortmund në vendin e dytë.

Një ndeshje që nisi keq që në fillim për vendasit, duke i dhënë të drejtë edhe një herë studimit gjerman që sheh të fshirë faktorin fushë me stadiumet bosh. Grujic shënoi në minutën e 9, duke zgjuar në një farë mënyrë Red Bull që ekuilibroi mesfushën dhe spostoi lojën në gjysëmfushën kundërshtare. Barazimi erdhi në fakt si rrjedhë logjike e ndeshjes, në minutën e 24, kur Klostermann barazoi shifrat.

Red Bull u mundua të bënte presion për ta kthyer ndeshjen në favor, por shpresat për ta bërë dicka të tillë morën goditj në minutën e 63 kur Halstenberg e la skuadrën në inferioritet numerik. E pikërisht me 10 lojtarë, në të 68 Schik përmbysi rezultatin, por pa mundur ti sigurojë fitoren të tijve. Në minutën e 82, me vetëm 11 minuta në fushë, Piatek barazoi rezultatin me penallti, duke e mbajtur me 55 pikë Leipzig dy më poshtë se Dortmund i vendit të dytë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI