Flash

Mustafaj: Rama e Veliaj e kanë marrë vendimin për Teatrin, e pasinqertë ftesa për artistët

Lapsi.al 14 May 2020
Mustafaj: Rama e Veliaj e kanë marrë vendimin për Teatrin, e

Shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj u shpreh sot tek News 24, kundër projektit për shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe tha se asnjë vendim nuk mund të merret pa u shprehur Gjykata Kushtetuese, ku çështja është dërguar për shqyrtim.

Mustafaj tha se deklarata e Veliajt për ulje dhe bisedime me artistët që janë në mbrojtje të teatrit, është e pasinqertë, pasi Rama dhe kreu i Bashkisë tashmë e kanë marrë vendimin.

Këto do të ishin bisedime pa vlerë, vetëm sa do të rrisnin tensionet, tha Mustafaj.

Ish-ministri i Jashëtm u shpreh se me prishjen e Teatrit, Shqipëria humbet një godinë historike dhe humbet në imazh në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, turpi, në rast përplasje me artistët dhe aktivistët që mbrojnë Teatrin, do t’i ngelet qeverisë dhe policisë.

Tirana, pohoi, Mustafaj, po shndërrohet një qytet pa identitet, ndryshe nga shumë metropole në rajon.

Duke analizuar situatën dhe pasojat nga pandemia, Mustafaj tha se rënia më e madhe ekonomike që parashikohet për vendin tonë, është përgjegjësi e qeverisë dhe keqqeverisjes. Plani i masave të Ramës, shtoi Mustafaj, del se është një flluskë sapuni, që ose nuk është realizuar, ose nuk ka pasur asnjë efekt.

Të këshilluara

De Niro sulmon Trump

Legjenda e Hollivudit Robert De Niro e rindezi sherrin me Presidentin Donald Trump, duke e quajtur atë një “lunatik”, të cilit nuk i intereson sa njerëz vdesin”...

15:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46