Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Eurodeputetët të shqetësuar për 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria

Lapsi.al 7 May 2020
Eurodeputetët të shqetësuar për 15 kushtet që duhet

Një ditë pas Samitit të Zagrebit, eurodeputet kanë ngritur me shqetësim në Parlamentin Europian 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama.

"Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë?" ishte pyetja që eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE i drejtuan sot Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely.

Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca.

Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i lirisë së medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave.

"Raportet e Reporterëve pa Kufij, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm përmes videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama "

Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin.

Lidhur me ligjet antishpifje Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset një grua

Një 53-vjeçare, pasagjerë në një motor ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si "Xhaml...

19:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI