Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Shqiptarja dënohet më burgim të përjetshëm, vrau nënën, babain dhe motrën

Lapsi.al 7 May 2020
Shqiptarja dënohet më burgim të përjetshëm, vrau

Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut ka dënuar me burg 30-vjeçaren shqiptare Blerta Pocesta, e cila është gjetur fajtore për vrasjen e nënës, babait dhe motrës së saj, ngjarje kjo e ndodhur në 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe.

Familja Pocesta jetonte në Pordenone të Italisë, por kishte shkuar në Dibër të Madhe, vendin e tyre të origjinës për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre. Pas ceremonisë festive, Blerta qëlloi me pistoletë nënën e saj, Nazmijen, 53 vjeçe, të atin, Amidin, 55 vjeç dhe motrën 14-vjeçare Anila.

Ajo u arrestua në Itali, ku ishte kthyer menjëherë pas krimit dhe iu dorëzua për gjykim autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Një bashkëpunëtor në krim, Ferdi Gashi, u dënua me 10 vjet burg, ndërsa me 3 vite u dënua 60-vjeçari Vehab Gllobiçishta, i cili e ndihmoi autoren e krimit të largohej nga Maqedonia e Veriut.

Mediat italiane dhe ato maqedonase citojnë disa dëshmi të 30-vjeçares në prokurori dhe gjykatë, ku ajo ishte shprehur se i kishte vrarë për shkak se nuk e lejonin të martohej me një italian.

Blerta Pocesta punonte si sekretare në një kompani, ndërsa policia italiane e kishte skeduar si përdoruese droge.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI