Flash

Shoqatat e bizneseve ankesa për bankat: Më lehtë japin kredi 10 mln €, sesa kredinë për pagat

Lapsi.al 7 May 2020
Shoqatat e bizneseve ankesa për bankat: Më lehtë japin kredi 10

Shoqatat e bizneseve kanë shprehur ankesa për bankat të cilat sipas tyre nxjerrin pengesa burokratike, gjë që po lë pa paga punonjësit për dy muaj.

Sipas shoqatës, është më lehtë të marrësh një kredi 10 mln euro se sa kredinë për pagat e luftës, me garanci sovrane nga shteti si pjesë e paketës financiare për të ndihmuar biznesin në këtë periudhë krize nga pandemia e koronavirusit.

“Bankat nuk japin kredinë për pagat e punonjësve. Më lehtë të marrësh kredi 10 mln euro sesa kredinë për pagat. Bankat nxjerrin pengesat burokratike. Po lënë punonjësit 2 muaj pa paga megjithëse e kemi plotësuar dokumentacionin e kërkuar”, deklarojnë bizneset.

Ata kërkojnë të rregullohet marrëveshja e qeverisë me bankat. “Qeveria të marrë përsipër riskun e kredive për pagat”, shprehen më tej bizneset.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe i kthjellët. Në zonat malore do të ketë prezencë të vranësirave kalimtare. Tempera...

08:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI