Flash

Dyfishi i pagës për të rinovuar me Strakoshën: Lazio synon një klauzolë për portierin kuqezi

Lapsi.al 4 May 2020
Dyfishi i pagës për të rinovuar me Strakoshën: Lazio synon

Lazio mendon tashmë të blindojë kampionët e saj e pas Luis Alberto radha është e Thomas Strakosha e Luiz Felipe. Sapo kanë siguruar aprovimin e mesfushorit spanjoll (zgjatje kontrate deri në 2025 me pagën që rritet në 3,5 milionë përfshirë bonus), tani Lazio po përqendrohet mbi lëvizjet urgjente që janë ato të portierit të kombëtares së Shqipërisë e Luiz Felipe.

Të dy kanë një kontratë që përfundon në 2022, një datë që nuk është afër, por nuk është as larg. Dy lojtarët duhen blinduar edhe pse, duke parë moshën (25 vjec portieri, 23 mbrojtësi) e rendimentin e shkëlqyer të kohëve të fundit, mund të përfundojnë në vëmendjen e klubeve të mëdha, gjë që në fakt ka ndodhur. Strakosha në vitet e kaluara është kërkuar nga disa klube të Premier, ndërsa për Luiz Felipe në javët e shkuara erdhi interesimi i Barcelonës që për momentin duket se ka hequr dorë.

Dialogu është i hapur me të dy. Oferta është praktikisht e njëjtë: rinovim deri në 2025. Për sa i përket anës ekonomike cështja është pak ndryshe. Strakosha nis nga një pagë dicka më e lartë se milioni e me rinovimin duhet të prekë 2 milionë euro në vit. Për Luiz Felipe, niset nga një rrogë prej 800 mijë euro, ndërsa propozimi për akordin e ri do të jetë afërsisht 1 milione e gjysëm në vit. Tratativat avancojnë me sukses deri tani, sidomos ajo e portierit kuqezi. Nuk është e përjashtuar, por për momentin vetëm një hipotezë, që në kontratën e re të secilit të jetë e pranishme klauzola e zgjidhjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI