Flash

"Po e varim veten në litar": presidenti i Lyon sulm frontal Ligës së futbollit

Lapsi.al 4 May 2020
"Po e varim veten në litar": presidenti i Lyon sulm frontal

Ligue 1 është ndalur dhe Psg është shpallur kampion i Francës. Nuk ka mbaruar me keq: vendimi i marrë nga liga franceze e futbollit ka shkaktuar reagimet e shoqërive më të penalizuara. Ata që janë rrëzuar nga kategoria si Toulouse apo Lyon që mbeti jashtë Europës, gjë që e ka detyruar presidentin Aulas të dalë hapur kundër vendimit: "Po e varim veten në litar - ka komentuar ai -. Anullimi kushton shumë për shoqëritë dhe ligën vetë".

Numri 1 i OL është gati të luftojë për të ndryshuar një vendim që e cilëson një gabim të rëndë, ashtu si presidenti i federatës franceze: "Jam krejtësisht dakord me atë që thotë Noël. Kërkon, ndryshe nga Liga, të arrijë në fund të kampionatit, e unë jam dakord 100%. Ishte fillimisht një gabim politik. Përse ky nxitim për të thënë se nuk mund të luhet para gushtit? Nuk e dimë nëse vendet e tjera do të kenë të njëjtin gjykim. Franca me sportin është si Franca me binzesin, është në kompeticion".

Propozimi i Aulas është ai për të mbyllur sezonin me playoff e playout, por presidenti i Lyon duhet të mbrohet edhe nga akuzat e atyre që janë të bindur se nuk do shprehej kështu nëse Lione do të ishte në Europë: "Do kisha mendua njësoj. Nëse do ishim të dytët, do të mundoheshim të gjenim një zgjidhje përmes ndeshjeve për tu bërë kampion".

Në përfundim Aulas nuk tërhiqet nga mendimi i tij: "Kërkoj që këto vendime të diskutohen në asamblenë e përgjithshme ose në atë të 23 majit. Për momentin, kërkoj të përdor arsyen e të konsultohem me UEFA-n. Nëse kampionati ndalon, si do të luajnë PSG e OL në fund të korrikut, në finalen e Kupës e pastaj në Champions League?".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI