Flash

Neymar refuzon 100 milionë euro për rinovimin me PSG: pas vendimit fshihet Messi

Lapsi.al 4 May 2020
Neymar refuzon 100 milionë euro për rinovimin me PSG: pas vendimit

Neymar dëshiron Barcelonën e është i gatshëm për gjithcka vetëm për tu kthyer të veshë fanellën blaugrana. Sipas El Mundo Deportivo kampioni brazilian ka refuzuar 100 milionë euro nga PSG, një shifër që klubi i Al-Khelaifi i ka propozuar për të rinovuar, pa rritje, kontratën aktuale në skadencë në 2022. Në Spanjë janë të sigurtë se O'Ney mezi pret të luajë përsëri me Messi e të tjerët e për të arritur qëllimin e tij është i hatshëm edhe të përgjysmojë pagën.

Aktualisht Neymar përfiton rreth 50 milionë euro në vit, mes pagës e bonusit të lidhur me rolin e tij si njeriu imazh i National Bank of Qatar. Barcellona, ndërkohë, nuk i ofron dot më shumë se atë që merrte në 2017, në verën e lamtumirës së tij, praktikisht 20 milionë. Një sakrificë ekonomike e rëndësishme, që braziliani është i gatshëm ta pranojë.

Kriza e lidhur me pandeminë e Covid-19 po ridimensionon shumë kapacitetin e shpenzimeve, edhe të klubeve që zakonisht janë mësuar të investojnë shifra të përbindshme. Në Spanjë vlerësojnë që nëse Neymar duhet ti shfaqë PSG dëshirën e tij për tu larguar, Barça duhet të ketë gati 180 milionë euro për ta risjellë në Camp Nou.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI