Flash

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Inter ndryshon strategjinë: blerjet më të forta mund ti ketë të huazuara

Lapsi.al 29 April 2020
Inter ndryshon strategjinë: blerjet më të forta mund ti ketë

Një jetë e dytë zikaltër për Radja Nainggolan e Ivan Perisic, hipoteza në kufijtë e realitetit ndonjë muaj më parë, por kaq reale në prespektivat aktuale. Bota e futbollit po e ndjen emergjencën koronavirus e prioritetet e merkatos kanë ndryshuar gjithashtu, duke i dhënë një shans të ri belgut e kroatit tek Inter, ndërsa për Icardi historia është tjetër.

Faktet janë të ditura: të tre u shitën në huazim me të drejtën e blerjes së klubeve për arsye të ndryshme, edhe pse e gjitha në thelb kishte ekuilibrin në dhomat e zhveshjes. Duke parë krizën ekonomike botërore është shumë e mundshme që të tre të kthehen në Pinetina në verë, pastaj Marotta mund të provojë të vëjë ndonjë shkëmbim, e vetmja mënyrë konkrete mbi të cilën duket se do të bazohet sesioni i ardhshëm i merkatos së futbollit për të gjitha shoqëritë.

Për Nainggolan u fol shumë për interesimin e Fiorentinës e si pedinë shkëmbimi për Chiesa, tek Icardi mbetet gjithnjë i kujdesshëm Juventus, edhe nëse blihet nga Psg, mundësi që preferohet nga Inter duke parë 70 milionët e parashikuar nga akordi me parisienët. Bayern Mynih ndërkohë nuk e ka përjashtuar plotësisht blerjen përfundimtare të Perisic.

Nëse gjërat nuk shkojnë kështu, është e qartë përfshirja e re e të treve në projektin zikaltër, sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, por me qartësitë e duhura. Conte nuk ka vendosur kurrë përjashtime teknike - ndoshta fizike - për Ninja, që Cagliari vështirë se mund ta blejë përfundimisht, më tepër për cështje rroge se kartoni.

Tekniku ishte më pak i bindur, edhe teknikisht-taktikisht si për Perisic ashtu dhe për Icardi. Kroati nuk kishte dhënë përgjigjet e duhura në krah në 3-5-2, e nëse kalohet në 3-4-1-2 për Eriksen do të kishte edhe më pak shanse, ndërsa argjentinasi duhet të përmirësojë me shumë vështirësi lidhjen e këputur me ambjentin, tifozët të parët, ende shumë skeptik.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI