Flash

Placentë kali, ndërsa doktori pinte cigare: kura tronditëse e Diego Costa

Lapsi.al 28 April 2020
Placentë kali, ndërsa doktori pinte cigare: kura tronditëse e

«Një nga kujtimet më të këqija në karrierë»: kështu Diego Costa, sulmuesi brazilian i natyralizuar spanjoll, ka rrëfyer eksperiencën e tij të pabesueshme me "kurën" që përdori në 2014, kur si pasojë e një dëmtimi iu nënshtrua një terapie me bazë placente kali, praktikuar nga një doktoreshë në Beograd, për të rikuperuar në kohë për finalen e Champions të luajtur e humbur nga Atletico Madrid përballë Real. Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, Diego Costa u detyrua të braktiste fushën.

«Iu nënshtrova atij trajtimi - tregoi ai për Espn Brasile - e ndërsa isha nën “elektroshok” doktori pinte cigare: ishin seanca nga dy orë, ishte shumë e dhimbshme, aq sa kur vrapova më vonë nuk ndjeja asnjë dhimbje. Ishte një nga momentet më të trishta në karrierë». E përditshmja spanjolle Marca thekson se nga ajo ditë Diego Costa ka pësuar një seri dëmtimesh që praktikisht i kanë ndërprerë karrierën.

Ndërkohë, Costa kujtoi edhe aventurën angleze tek Chelsea, nën drejtimin e Antonio Conte, tani tek Inter: «Kemi patur probleme jashtë fushës, por është një trajner i mirë. Vetëm se për të qenë i madh duhet të ndryshojë dicka në nivel human në mënyrën e të stërviturit, është një njeri dyshues», përfundoi sulmuesi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI