Flash

"Koronavirus nuk është Apokalipsi": Ceferin i bindur se futbolli do dalë nga kriza

Lapsi.al 28 April 2020
"Koronavirus nuk është Apokalipsi": Ceferin i bindur se

Në kohën kur kampionatet vendase e kupat europiane janë ende të paqarta nëse do të zhvillohen, me goditjen e fundit të marrë nga anullimi i Ligue 1 në Francë, presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin, nuk e humb shpresën. "Koronavirus është dicka e tmerrshme, por nuk është Apokalipsi. Do të dalim nga kriza. Është e nevojshme të kalojmë këtë krizë, sepse i transmetojmë njerëzve gëzim e pozitivitet - ka thënë ai me rastin e 100 vjetorit të Federatës sllovene të futbollit -. Në asnjë mënyrë kjo pandemi nuk do ti japë fund sportit tonë".

"Do të duhet kohë, por tifozët do të kthehen të mbushin përsëri stadiumet me pasion e emocion. Sporti ynë përballet me një sfidë të paprecedentë me emergjencën Koronavirus".

Presidenti i organizmit më të lartë futbollistik europian ka theksuar impenjimin e tij për të ndihmuar botën e futbollit. "Uefa kërkon të ndihmojë federatat ti përgjigjen në mënyrën e duhur rrethanave specifike. Për pasojë, kemi vendosur të japim deri në 4,3 milionë euro për cdo federatë për pjesën e mbetur të sezonit dhe atë pasues - ka thënë drejtuesi slloven.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI