Flash

Franca ndërpret përfundimisht kampionatin: PSG rrezikon titullin

Lapsi.al 28 April 2020
Franca ndërpret përfundimisht kampionatin: PSG rrezikon titullin

Sezoni 2019/2020 i Ligue 1 (ashtu si edhe Ligue 2) nuk do të rinisë më. Lajmin e ka zbuluar RMC sport, duke paraprirë njoftimin që do të bëjë kryeministri francez Edouard Philippe përpara Asamblesë Kombëtare: "Sezoni 2019/20 i sportit profesionistë, përfshirë futbollin, nuk mund të rifillojë", ka thënë kryeministri francez. Kështu, do të rinisë gjithcka në shtator me sezonin e ri. Për momentin nuk ka informacione në lidhje me atë që do të ndodhë me titullin, promocionin, rënien nga kategoria e kualifikimin në Kupa. Ajo që është e qartë është se ky është një lajm që do të trondisë futbollin europian, duke qenë se Ligue 1 është i pari ndër 5 kampionatet elitare që mbyllet para kohe.

Nuk ka Ligue 1 deri në shtator. Ndësa mbetet e hapur cështja e stërvitjeve dhe Kupave europiane, për momentin të parashikuara në gusht. Qeveria franceze ka vendosur një ndalim për sportet e mbyllura, me skuadra, e me kontakt, duke ndaluar edhe stërvitjet, por nuk është e qartë sa do të zgjasë kjo ndalesë. Cështja është e komplikuar dhe shumë madje, me Lyon (që duhet të luajë kundër Juventus kthimin e 1/8) e PSG (në cerekfinale) në Champions, por pa mundësinë për të luajtur deri në përballjet me kundërshtarët e tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI