Flash

Golf, "llogaria" e Tiger Woods: ka fjetur me 121 femra

Lapsi.al 27 April 2020
Golf, "llogaria" e Tiger Woods: ka fjetur me 121 femra

I konsideruar si më i madhi golfist i të gjitha kohëve, Tiger Woods ka kaluar një jetë nën dritën konstante të prozhektorëve, sa për magjitë e tij mbi bar, ashtu edhe për bëmat jashtë fushës. Sipas një raporti të National Enquirer, gjatë martesës me Elin Nordegren, Woods ka patur raporte jashtëmartesore me 121 femra të ndryshme. Shumë nga të cilat kanë rrëfyer më pas eksperiencat e tyre për revistën Vanity Fair, në një publikim të famshëm me titullin "Joshjet e Tiger Woods".

Periudha më e errët e karrierës së Tiger nisi Ditën e Falenderimeve në 2009, me një incident misterioz me makinë e me bashkëshorten e tij të tërbuar nga histeria. Kronikat e asaj periudhe tregojnë se Elin kishte dalë me një shkop bejsbolli për të shkatërruar mjetin e duke plagosur në fytyrë burrin. Një gjest tërbimi që lidhej me mungesën e besnikërisë së vazhdueshme nga një burrë që kishte probleme edhe me varësinë nga alkoli e droga.

Me kohën, Tiger Woods përfundoi duke pranuar gjithcka, sidomos pas rrëfimeve të shumë vajzave që kishin nisur të zbulonin detaje të raporteve seksuale me yllin e golfit amerikan. Në atë moment Woods vendosi ta mbyllte me sportin: “Pas një reflektimi të thellë, kam vendosur të tërhiqem nga golfi për një periudhë kohe të pacaktuar - tha ai - Duhet të përqendrohem të jem një bashkëshort më i mirë, një baba më i mirë e një person më i mirë". Sidoqoftë kjo nuk e shmangu divorcin, që thuhet se i ka kushtuar Tiger rreth 300 milionë dollarë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI