Flash

Andrea Bocelli: "Messi tek Inter, nuk do më çudisë"

Lapsi.al 28 April 2020
Andrea Bocelli: "Messi tek Inter, nuk do më çudisë"

"Pas gjithë gjërave të pabesueshme që po ndodhin në Itali në këtë periudhë, nuk do më cudiste më edhe sikur Messi të mbërrijë tek Inter". Tenori i famshëm Andrea Bocelli, tifoz i zjarrtë zikaltër, duke ndërhyrë në Instagram direct me Pierluigi Pardo, ëndërron ardhjen e kampionit argjentinas të Barcelonës.

"Optimizmi im është vënë në provë të vështirë në këtë moment, për vendin do të jenë kohë të vështira: kuptoj rrezikun, kujdesin e duhur, detyrimin, por kështu jemi në burgojse në shtëpi, ka kriminelë të lirë e ne të mbyllur, nuk është mirë - ka vazhduar Bocelli duke folur për vështirësinë e situatësqë lidhet me emergjencën koronavirus - Për këtë distancim social nuk do të doja që pas 9 mujash të mos lindin më fëmijë. E them si batutë me buzëqeshje në fytyrë, edhe pse mendimi im shkon pë rata që vuajnë, viktimat e ata që luftojnë cdo ditë me këtë virus”.

"Në këtë periudhë po luaj muzikë më shumë se zakonisht, ka patur moment me familjen që kemi luajtur së bashku, kemi kënduar e jemi zbavitur gjatë karantinës – përfundoi tenori – Do të jetë bukur të kthehem ta bëj me miqtë e mi si dikur, natyrisht pa maskë...".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI