Flash

Bundesliga zbulon protokollin: ja çfarë ndodh nëse një lojtar del pozitiv me virusin

Lapsi.al 28 April 2020
Bundesliga zbulon protokollin: ja çfarë ndodh nëse një

Gjermania duket e gatshme të përballojë "Fazën 2" edhe në futboll. Der Spiegel ka zbuluar protokollin për rifillimin e kampionatit, duke u përgjigjur në vecanti një dileme të rëndësishme: cfarë do të ndodhë në rast se një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus? "Do të izolohet lojtari në fjalë e mund të vazhdohet të luhet, me masat e kujdesit të rastit", bëjnë të ditur përmes zyrës së shtypit në Bundesliga. Nëse nuk ka simptoma do të bëjë dy javë karantinë, në të kundërt duhet të presë disa ditë pas zhdukjes së simptomave për tu kthyer në grup.

Edhe në Gjermani nuk ka ende një datë zyrtare për rinisjen, por objektivi është ai për të rinisur, në fund javën e 23 majit. Stërvitjet, me gjithë masat e duhura, kanë rinisur prej kohësh.

Cështja e testeve që do ti nënshtrohen lojtarët e stafi, natyrisht, shqetëson edhe Bundesligën, por problemet e imazhit (idea që lojtarët të mos duken të privilegjuar) nuk I shqetëson shumë drejtuesit e futbollit gjerman: "Duhet të kujdesemi për industrinë tonë, në të cilën punojnë 60.000 persona në gjithë vendin" theksojnë nga liga. Sipas llogaritjeve duhen rreth 20.000 tampone, por Gjermani është vendi që ka përdorur mbi 2 milionë, më shumë se cdo vend tjetër europian.

Protokolli, parashikon masa të tjera, mes të cilave shishe uji të personalizuara, doreza të detyruara për stërvitjet në palestër...e edhe numri maksimal i njerëzve që mund të futen në stadium. Publiku do të mbetet jashtë e në total do të jenë 300 persona të ndarë mes fushës, tribunave e rrethimeve jashtë. Në fushë, mes lojtarëve, stafit, mjekëve e drejtuesve, mund të jenë maksimumi 98 persona.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI