Flash

A mund të infektohemi duke prekur kartmonedhat?

Lapsi.al 28 April 2020
A mund të infektohemi duke prekur kartmonedhat?

Banka Qendrore Evropiane (BQE) tha sot se nuk ka rrezik të konsiderueshëm për marrjen e koronavirusit nga bankënotat.

Paratë e gatshme përdoren gjerësisht në Eurozonë dhe jashtë saj, por  bizneset u kanë kërkuar konsumatorëve së fundi që të përdorin kartela për të shmangur kontaktin me një bankënotë që mund të jetë prekur nga një person i infektuar.

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Fabio Panetta, tha se testet e laboratorëve evropianë kanë treguar se niveli i mbijetesës së koronavirusit është 10 deri 100 herë më i lartë në një sipërfaqe çeliku se sa në kartëmonedha.

“Analizat e tjera tregojnë se është shumë më e vështirë që një virus të transferohet nga sipërfaqja poroze, si kartëmonedha e pambukut, sesa nga sipërfaqe të lëmuara, si plastika”,  - u shpreh Panetta në një blog.

"Euro shtypet në letër të pastër me fije pambuku. Më shumë se 340 milionë njerëz në të gjithë Evropën e përdorin atë. Paratë e gatshme mbeten mënyra mbizotëruese e pagesës për konsumatorët e Eurozonës",- tha BQE.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI