Flash

Pagat e luftës/ Tabaku: Qeveria gënjen, nuk kanë marrë paratë 250 mijë persona

Lapsi.al 24 April 2020
Pagat e luftës/ Tabaku: Qeveria gënjen, nuk kanë marrë

Partia Demokratike ka sulmuar sërish qeverinë e kryeministrit Edi Rama për paketat ndihmëse për personat e mbetur pa punë nga pandemia dhe biznesin e vogël.

Në një deklaratë për shtyp, ish deputetja Tabaku akuzon qeverinë se ka akorduar një shumë të vogël për biznesin e vogël dhe që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin të ashtuquajturën “pagë e luftës”.

“Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria. Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar VETËM 10.88 mln euro nga paketat e saj për biznesin e vogël.

Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar”, u shpreh mes të tjerash Tabaku.

Të këshilluara

Plagoset një efektiv policie në Korçë

Një polic ka mbetur i plagosur para pak minutash në Korçë. Një person, ende i paidentifikuar, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e policisë S.Z. Pak pas n...

12:59

7x7=? As Ben Ahmetajt nuk i dalin llogaritë

Arben Ahmetaj dukej se nuk e kishte të plotësisht qartë se si formohej 600 milionë euroshi i projektuar të të ndihmuar për situatën me Covid në vend. Ministr...

11:27

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI