Flash

7x7=? As Ben Ahmetajt nuk i dalin llogaritë

Lapsi.al 24 April 2020
7x7=? As Ben Ahmetajt nuk i dalin llogaritë

Arben Ahmetaj dukej se nuk e kishte të plotësisht qartë se si formohej 600 milionë euroshi i projektuar të të ndihmuar për situatën me Covid në vend.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe njëkohësisht i ngarkuar me menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19 ishtë mbrëmë në 'Opinion', kur i pyetur nga moderatori Blendi Fevziu se si formohej kjo shumë, ironikisht ish-ministri i Financave dhe i Ekonomisë u ngatërrua në bërjen e llogarive.

"120 milionë paketa e parë, 70 milionë paketa e dytë, 150 heqja e kamatave, shkojnë 340 milionë. Edhe instrumenti i garancisë 100 milionë, u bënë 440 milionë. Plus paketat e dyta dhe këto kanë dalë..." - deklaroi Ahmetaj, pa arritur të sqarojë 600 milionë euroshin e pretenduar. ©Lapsi.al 

https://www.youtube.com/watch?v=kXOPgHode2A&feature=youtu.be

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme do të mbizotërojë kryesisht moti i kthjellët. Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territ...

08:45

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI