Flash

Hashim Thaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, Presidenca nuk tregon për çfarë u operua

Lapsi.al 23 April 2020
Hashim Thaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mediat vendase shkruajnë se Thaçi ëstë operuar në QKUK, dhe se fatmirësisht ndërhrja ka rezultuar e sukseshme. Ndërkohë nga ana e Presidencës ka pasur edhe një njoftim ku sqarohet se aktualisht Presidenti Thaçi është nën kujdesin e personelit mjekësor, por nuk dihet shkaku i operacionit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional. Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në,”– shkruhet në njoftim.

Prej disa ditësh gjendja shëndetësore e Thaçit është lakuar shumë në media. Presidenti pati një kontroll më 20 prill, dhe shkoi sërish në spital, më datë 21, por nga ana e Presidencës nuk u komentua asgjë për rëndim të gjendje shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI