Flash

15 raste të reja me COVID-19 në vend, 678 të infektuar në total

Lapsi.al 24 April 2020
15 raste të reja me COVID-19 në vend, 678 të infektuar në

Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 15 qytetarë, duke e çuar në 678 numrin total të të infektuarve.

9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.

Eugena Tomini, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme do të mbizotërojë kryesisht moti i kthjellët. Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territ...

08:45

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI