Flash

Basha: Jam i gatshëm të dal në debat me Ramën, por ka dy dekada që e refuzon kët

Lapsi.al 24 April 2020
Basha: Jam i gatshëm të dal në debat me Ramën, por ka dy

Kreu i opozitës ka dhënë një intervistë për TVSH-në lidhur me zhvillimet më të fundit në vend dhe krizën e shkaktuar nga Covid-19. Basha thotë se kryeministri Rama e refuzon debatin me të.

Pyetje: Do të preferonit të bënitn një debat me zotin Rama në këtë hapësirë publike, nën moderimin tonë?

Lulzim Basha: Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen.

Të këshilluara

Plagoset një efektiv policie në Korçë

Një polic ka mbetur i plagosur para pak minutash në Korçë. Një person, ende i paidentifikuar, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e policisë S.Z. Pak pas n...

12:59

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI