Flash

Shqipëria në karantinë, liridalje vetëm për pensionistët deri në orën 11:00

Lapsi.al 24 April 2020
Shqipëria në karantinë, liridalje vetëm për

Ashtu si javën e parë edhe këtë të shtunë të drejtën për të dalë do të kanë pensionistët.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka njoftuar se mosha e tretë do të ketë mundësi të dalë deri në orën 11:00.

"Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11.00, të gjithë ne të tjerët në shtëpi", shkruan Rama në Facebook.

Rama po ashtu sot publikoi zonat gjelbërta në qytetet ku do të ketë lehtësim të lëvizjes.

Qarku Dibër, Gjirokastër, dhe bashkitë, Pogradec, Përrenjas, Librazhd, Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të kenë “fatin” e mirë për të pasur masa më lehtësuese se qytetet e tjera.

Rama bën me dije se nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, por ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave.

Të këshilluara

Plagoset një efektiv policie në Korçë

Një polic ka mbetur i plagosur para pak minutash në Korçë. Një person, ende i paidentifikuar, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e policisë S.Z. Pak pas n...

12:59

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI