Flash

E quajtën të zhdukur e në prag shkarkimi, tërbohet Nasri: "Kur do reshtni me këto falsitete"

Lapsi.al 21 April 2020
E quajtën të zhdukur e në prag shkarkimi, tërbohet Nasri:

Samir Nasri hedh poshtë akuzat për një ikje nga Belgjika, ashtu si edhe skenarin që e tregonte një hap larg shkarkimit nga Anderlecht: "Duhet të jetë një shaka e shëmtuar - ka thënë ai gjatë një interviste - Si mund të thuash që u nisa lë lënë gjurmë? E lexova këtë gjë gjithëkund, por nëse dikush zhduket do të thotë që prej tij nuk dëgjon më e se nuk jep shenja jete. Unë ndërkohë flas me stafin mjekësor cdo ditë e flas edhe me Kompany. Pjesa tjetër janë të gjitha spekulime e i kërkoj të gjithëve të mos vazhdojnë më. Nuk po ndodh asgjë mes meje e shoqërisë".

Të hënën e përditshmja e Brukselit La Dernière Heure kishte shpërndarë lajmin se ish-mesfushori i Manchester City e Arsenal ishte nisur për në Dubai pa leje e pa lajmëruar klubin e tij, duke shkaktuar tërbimin e shoqërisë që sipas tyre ishte gati të zgjidhte kontratën me francezin. Nasri ndërkohë ka mohuar me forcë këto rrethana, duke theksuar se për momentin është thjesht në pritje të mësojë cdo të ndodhë me sezonin e Pro League: "Po pres të shoh nëse kampionati do të rifillojë e nëse do të luajmë në playoff. Pastaj të shohim cdo të ndodhë për sezonin e ardhshëm".

Liga kombëtare belge e kishte përcaktuar mbylljen e parakohëshme të kampionatit që në datën 2 prill, duke konfirmuar fitoren e Bruges që kryesonte renditjen, edhe pse vendimi duhet ratifikuar nga një asamble e përgjithshme që është shtyrë dy herë deri tani. Mbetet ndër të tjera të gjendet një marrëveshje me Uefa, që në një moment të parë kundërshtoi vendimin e marrë nga Federata belge.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI