Flash

"Eja tek Juventus": mes Inter e Mertens ndërhyn Sarri

Lapsi.al 21 April 2020
"Eja tek Juventus": mes Inter e Mertens ndërhyn Sarri

Një front i ri për tu përplasur e është sërisht në merkato arena mes Inter e Juventus, mes Antonio Conte e Maurizio Sarri. Sikur të mos mjaftojë interesimi i përbashkët për lojatët e kombëtares Chiesa e Tonali apo pasioni bardhezi për Icardin, ai që i ka vënë tani dy shoqëritë përballë është Dries Mertens. Belgu në skadencë kontrate me Napolin, duket se është gjithnjë e më larg rinovimit me klubin e presidentit De Laurentiis. Një hapësirë të cilin e ka shfrytëzuar prej kohësh Inter, duke u afruar gradualisht, duke i propozuar sulmuesit një kontratë shumë më interesante në krahasim me atë të AdL. Kontaktet kishin avancuar duke u bërë arsyeja e një ndalese tjetër në bisedimet me Napolin.

Por në momentin në të cilin Juventus nisi të programojë planin post-Higuain, duke parë si zëvendësues të mundshëm Milik, tekniku i bardhezinjve Maurizio Sarri, ish-napoletan, i ka kërkuar drejtuesve të klubit: të marrim edhe Mertens. Tekniku i kampionëve të Italisë kërkon të ndërtojë rrethin e të besuarve (jo rastësisht për mesfushën ishin bërë emrat e Jorginho e Allan) për të ndërtuar sezonin e ardhshëm, për më tepër që Douglas Costa e Bernardeschi nuk konsiderohen më të domosdoshëm.

Por pavarësisht empatisë së madhe mes Mertens e Sarri, mbeten vështirësi për tu kaluar, mbi të gjitha me dilemat e vetë sulmuesit që ndryshe nga sa ndodhi me Higuain, nuk dëshiron të "tradhëtojë" botën napoletane. Kjo do të thotë: nëse nuk do të ketë rinovim, më mirë Inter se Juventus. Gjithnjë nëse thirrja e Sarri nuk bëhet e fortë me kalimin e ditëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI