Flash

Muntari bën pohimin për golin më të përfolur në Serie A: “Do kishim fituar ndeshjen, por jo titullin”

Lapsi.al 20 April 2020
Muntari bën pohimin për golin më të përfolur në

Sulley Muntari është njeriu i historisë për futbollin italian. Ka qenë pjesë e Inter të Tripletës, ka luftuar kundër racizmit në fushat e futbollit dhe ka parë ti anullohet goli më gol i historisë së Serie A… "Thoni se goli im jo gol kundër Juventus ndryshoi historinë? Mendoj se Var e Goal-Line Technology do të kishin ardhur gjithësesi, goli im vetëm i përshpejtoi”.

Gjërat mund të kishin vajtur ndryshe në atë ndeshje dhe të gjithë tifozët anti-juventinë e besojnë se është kështu, përvec... Muntarit vetë: "Nëse goli im do të ishte vlerësuar do të kishim vajtur 2-0 për Milan e sipas meje do ta kishim fituar ndeshjen. Por titullin nuk e di… edhe sot nuk di ctë them… duhet thënë se ai Juventus i Conte ishte i helmatisur, vraponte në mënyrë të pabesueshme, pështynte gjak, për këtë edhe duke fituar atë mbrëmje për titullin do të ishte luftë deri në fund e nuk jam i sigurtë nëse do ta kishim fituar ne kampionatin”

Batutën më të bukur megjithatë Muntari e rezervon për racizmin: “E patë virusin? Nuk sheh në sy askënd, jemi të gjithë njësoj. Na ka mbyllur në shtëpi të gjithëve, të bardhë, të zinj, blu, të kuq, të verdhë. Ne, vec e vec nuk vlejmë fare. Duhet të luftojmë si qenie njerëzore, të gjithë bashkë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI