Flash

Ligue 1: futbollistët heqin dorë nga rifillimi i kampionatit, por jo nga paga

Lapsi.al 20 April 2020
Ligue 1: futbollistët heqin dorë nga rifillimi i kampionatit, por jo

Futbollistët francezë janë gati të heqin dorë nga rifillimi i kampionato. Pretendimin e bën të ditur Sylvain Kastendeuch, bashkë-president i Unionit të futbollistëve profesionistë francezë (UNFP) përmes faqeve të Le Monde. "Emergjenca ekonomike nuk duhet të ketë përparësi ndaj kujdesit të shëndetit publik - thotë ai -. Të heqim dorë nga rifillimi i kampionatit që, në këto kushte, do të ishte i nxituar e i rrezikshëm".

"Të mbledhim sot kushtet për një sezon të ardhshëm të suksesshëm e ekzemplar në futbollin që duam kaq shumë - shkruan drejtuesi -. Të pranojmë idenë e një forme shkatërrimi kreativ të shkaktuar nga kjo krizë. Për ti lejuar talenteve tona të vazhdojnë të shkëlqejnë, më duket mëse e arsyeshme, më e drejtë e më e virtytshme të bëjmë sot zgjedhjen e arsyes, në mënyrë që nesër të mund të bëjmë sërisht zgjedhjen e zemrës".

Kastendeuch i frikësohet faktit që kushtet e shëndetit e sigurisë fizike për të mbrojtur lojtarët nuk janë të kënaqshme, ndërsa Liga franceze (LFP) shpreson të kompletojë brenda fundit të korrikut sezonin 2019-2020 të Ligue 1 e Ligue 2, të pezulluara për shkak të Covid-19. Në lojë është mbijetesa ekonomike e klubeve profesioniste, të privuara pjesërisht nga hyrjet e të drejtave televizive, aktualisht të pezulluara nga emitentët televizivë beIN Sports e Canal+. Nëse futbolli duhet të rinisë këtë verë në Francë, me shumë mundësi me dyer të mbyllura, vetëm katër kampionate do ishin të interesuara: L1 e L2 të administruara nga LFP, ashtu si N1 (divizioni i 3) e liga e parë e femrave, mbikqyrur nga Federata franceze. Për të gjithë turnetë e tjerë është ratifikuar mbyllja.

LIGUE 1, LOJTARËT NUK DUAN SHKURTIM PAGASH

Në Ligue 1 ka edhe një tjetër problem që i takon lojtarëve e klubeve në lidhje me pagat. Psg, Lion, Marseille e Monaco në fakt duan të ushtrojnë një shkurtim më të madh të pagave të lojtarëve, që kundërshtojnë fort. Klubet e Ligue 1 po kursejnë për shkak të lehtësirave fiskale e kontributeve vullnetare, me sistemin e papunësisë teknike që i ka lejuar të shkurtojnë 80% pagat e punonjësve, duke marrë edhe ndihmë shtetërore.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI