Flash

Rooney i frikësohet Kane për rekordin: “Nuk kam qenë kurrë një Lineker”

Lapsi.al 19 April 2020
Rooney i frikësohet Kane për rekordin: “Nuk kam qenë

Wayne Rooney, ende shënuesi më i mirë i kombëtares angleze e

Manchester United, pretendon se linja e sulmit e Liverpool është për momentin më e forta absolutisht, por thekson se i ngjan shumë “lojës së Romës, kur luante Totti si numër 10 e dy anësorë që sulmonin zonën”. Një konsideratë e shprehur në një intervistë për Sunday Times, në të cilën sulmuesi 34 vjecar, aktualisht trajner-lojtar i Derby County, flet mbi të gjithë për pasionin e tij, golat.

“Jam shumë krenar për rekordet e mia tek Manchester e në kombëtare - tha Rooney, 253 gola në 13 sezone e 559 ndeshje me United e 53 gola me fanellën e Anglisë -, por mund të bëja shumë më tepër gola në karrierë, edhe pse të them të vërtetën nuk jamë një shënues natyral”. “Nuk kam qenë kurrë një Gary Lineker apo një Ruud van Nistelrooy - ka shpjeguar ai - por kam arritur të shënoj shumë sepse kam patur kohë, luajta për 13 vjet me Red Devils e 15 vjet për kombëtaren”.

Për të ardhmen, Rooney sheh në rrezik rekordin e tij në kombëtare, duke qenë se Harry Kane është që tani në kuotën 32 gola, vetëm 26 vjec, e mund ta thyejë, “ndërsa rekordi ime me United duhet të zgjasë shumë akoma. Për një arsye të thjeshtë: lojtarët tani nuk rrinë shumë kohë në të njëjtën skuadër”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI