Flash

Tension rinovimi mes Bayern e Neuer: ardhja e Nübel ka acaruar titullarin

Lapsi.al 19 April 2020
Tension rinovimi mes Bayern e Neuer: ardhja e Nübel ka acaruar titullarin

Më shumë se një tratativë po merr formën e një sherri. Manuel Neuer e Bayern Mynih po kërkojnë një akord për rinovimin e kontratës së portierit gjerman, aktualisht në skadencë në 2021. Në ditët e fundit në media janë shfaqur detaje të vecanta të tratativës, gjë që e ka bezdisur Neuer: "Jam i irrituar – ka shpjeguar ai për Bild am Sonntag –. Në të kaluarën nuk flitej për asgjë, ndërsa tani dalin vazhdimisht detaje të bisedave tona në media e shpesh janë edhe të gabuara. Nuk e njoh Bayern kështu". Në vecanti titullari bavarez e ka me teorinë sipas të cilës kërkon zgjatje 5 vjecare.

Që kur Bayern zyrtarizoi blerjes e 23 vjecarit Alexander Nübel nga Schalke (vjen me parametër zero), tensioni mes Neuer e klubit është rritur gjithnjë e më shumë. E tratativa për rinovimin nuk po e përmirëson situatën: "Për mua është gjithnjë e rëndësishme të kesh një raport besimi me drejtuesit, unë kunddrejt klubit sillem me ndershmëri, si lojtar e kapiten – ka vazhduar Neuer –. Tani duket se disa gjëra bëhen me qëllim, e kjo bie mbi vlerësimin...". Kapiteni i Bayern ka dashur të pozicionohet në lidhje me rinovimin: "E kam të qartë se nuk mund të kërkoj një kontratë 5 vjecare. 34 vjec as unë nuk mund ta di si do jem 39, për këtë detajet e publikuara e që duken të sugjeruara, nuk kanë kuptim". Përvec kohë zgjatjes së kontratës, palët kanë distancë edhe në shifra. Neuer dëshiron 20 milionë euro në sezon, rreth 4 më shumë në krahasim me atë që merr aktualisht.

Për sa i përket Nübel, që në planet e klubit do të bëhet pasuesi i tij, Neuer nuk e vë veten fare në garë: "Blerja e tij për mua nuk është problem, ai është një portier i mirë nuk ka dyshime. Në këndvështrimin e të ardhmes e kuptoj goditjen, edhe pse me Ulreich e kishim një portier të dytë fantastik, që do të ishte titullar në shumë skuadra".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI