Flash

La Liga synon rifillimin në 4 maj: Barcellona është kundër

Lapsi.al 20 April 2020
La Liga synon rifillimin në 4 maj: Barcellona është kundër

Mes dyshimeve e paqartësive, edhe la Liga spanolle është gati të aplikojë planin për rinisjen. Mes të hënës e të martës është parashikuar një mbledhje e mjekëve të klubeve, pastaj një takim mes teknikëve e kapitenëve për të përcaktuar një protokoll të rinisjes së stërvitjeve. Sesione me grupe të vogla, grumbullime të blinduara e kontrolle të përditshme janë pikat rreth të cilave do të lindë dokumenti, që ndërkohë ka krijuar pakënaqësitë e para: Barcellona, kryesese e klasifikimit, mendon se ka shumë nxitim për tu kthyer në lojë me rrezikun e dëmtimit të lojtarëve, që për më tepër nuk janë të bindur nga hipoteza e një "mbyllje" larg familjeve.

Rifillimi, si ka bërë të ditur El Mundo Deportivo, duhet të bëhet me katër faza: e para, që do të pasojë stërvitjet, do të bazohet në kontrollet mjekësore, e dyta në stërvitjet individuale, e treta në stërvitjet në grupe jo më shumë se 8 lojtarë dhe e katërta me stërvitje kolektive. Objektivi është ai për të realizuar dy fazat e fundit (kthimi në qendrat sportive) duke nisur nga 4 maji, me respektimin e normave të higjenës, duke kryer teste të përditshme e duke qendruar të blinduar në grumbullim për të pakëtn 15 ditë.

Barcellona është e shqetësuar për dëmtimet, por ka edhe dyshime se cfarë do të ndodhë në rast se gjenden lojtarë pozitivë me virusin, përvec frikës për polemika mbi kontrollet konstante të lojtarëve, që do të dukeshin të privilegjuar. Tekniku Quique Setien e kapiteni Sergio Busquets i kanë deklaruar vërejtjet e tyre e, sipas El Mundo Deportivo, janë gati të kundërshtojnë në mbledhje e parashikuar të martën me homologët e tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI