Flash

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia arreston dy të rinj

Lapsi.al 19 April 2020
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia arreston

Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi qëlluan ame armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative "Gur i Zi", në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, u arrestuan nga policia dhe iu kap arma dy personave, L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Çfarë thotë policia 

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.

Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI