Flash

14 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, si janë shpërndarë të infektuarit

Lapsi.al 19 April 2020
14 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, si janë

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipërisë i janë shtuar edhe 14 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin në 562 të prekur.

Ajo që bie në sy nga rezultatet e Ministrisë së Shëndetësisë është se numri më i madh i të prekurve janë në një qytet të vogël si Kruja, ku janë regjistruar 7 raste të reja. Në këtë qytet, numri i të prekurve në total është 18 raste.

Në total, numrin më të lartë të të prekurve e ka Tirana me 251 raste.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve”, tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik në daljen e rregullt madiatike.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI