Flash

Flet mjeku që zbuloi "pacientin zero" me covid-19 në Shqipëri: Më rrëqethet ende mishi

Lapsi.al 16 April 2020
Flet mjeku që zbuloi "pacientin zero" me covid-19 në

Epidemiologu Rexhep Muja ishte mjeku i parë që u përball me rastin e parë të koronavirusit në Shqipëri. Ai ka dhënë detaje mbi momentet kur i ka marrë testin të riut (pacientit zero) dhe kur ka mësuar se ai ishte i prekur nga virusi. Në intervistë për emisionin Open, Muja tregoi se testin e ka kryer vetë dhe se ende i rrënqethet mishi kur e kujton të gjithë ndodhinë kur i ka komunikuar pacientit zero se ishte i prekur.

Ishit vetë për ta marrë tamponin?

Personalisht vetë.

Si u ndjetë kur rezultoi pozitiv?

Kisha javën e shërbimit dhe gjatë gjithë javës ishim të ngarkuar. Nuk njihja as orët e gjumit. Kërkesat ishin të shumta, ishte javën e ngarkuar dhe nga mjeket e familjes. Ka qenë ditë e diel, shkova në vatër me masat mbrojtëse. Pash diçka të çuditshme, i sëmuri ishte i rënduar. Ishte i çuditshëm, i zverdhur. Mora dhe tamponët e familjarëve dhe të nesërmen dhe u zgjarua shumë rrethi i personave që ata kishin kontakte. Ishte shumë shqetësuese dhe e lodhshme. Nisëm një punë intensive ditën tjetër, ku u ngritën grupet e punës.

Si u ndjeve, çfarë emocioni kishe?

Nuk do ta them, do të them vetëm kaq, akoma më rënqethet mishi.

Kush ja dha lajmin pacitentit?

Unë ja thashë.

Nuk ishte e thjeshtë..

Ishte një panik në familjen e tyre, po u gjendëm pranë tyre. Këmi qenë disa herë në familje, u qëndruam afër nga ana sociale.

Të këshilluara

Analiza/ Qeveria e jahteve në kohë krize

Nga Jorida Tabaku Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e Jahteve. Projektvendimi u dërgua në ...

11:34

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI