Flash

Tatimet: Si të aplikoni për përfitimin e Paketës së Dytë Financiare

Lapsi.al 16 April 2020
Tatimet: Si të aplikoni për përfitimin e Paketës së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi tatimpaguesit dhe individët e interesuar se për ndihmën financiare, po punon intensivisht për të implementuar paketën e ndihmës financiare 2, përfitues të së cilës do të jenë një numër i konsiderueshëm punonjësish të bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha.

Aktualisht, subjektet me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrave të MSHMS, po aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare për punonjësit e tyre dhe ky proces vijon me ritme të larta, si për pranimin e kërkesave, verifikimin e kritereve dhe më pas pagesën e ndihmës financiare në llogaritë bankare të individëve përfitues.

Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare sipas paketës nr. 2 do të kryhet online, nëpërmjet e-filing, në tatime.gov.al, me anë të një formulari të posaçëm, për plotësimin e të cilit po merren të githa masat e nevojshme që të jetë sa më i thjeshtë, dhe ndërkohë edhe verifikimi i të dhënave dhe kritereve të kryhet me procese të cilat kërkojnë kohë të shkurtër për miratim.

Duke qenë se, aplikimi për ndihmën financiare sipas Paketës nr.2 do të kryhet me Formular të ndryshëm nga ai i Paketës nr.1, dhe do të vlejë për mijëra individë të cilët nuk ishin përfitues sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020."

Në njoftim thuhet se "Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, për të shmanguar rritjen fiktive të numrit të aplikimeve, të mos plotësojnë formularin që aktualisht mund t’i shfaqet në system, pasi ai vlen vetëm për përfituesit sipas Paketës nr.1

Në një njoftim të dytë, do t''u informojmë në lidhje me kriteret që duhet të plotësohen dhe mënyren e aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.2"

Administrata tatimore theksoi se mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo individ apo subjket të interesuar, si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.

Të këshilluara

Analiza/ Qeveria e jahteve në kohë krize

Nga Jorida Tabaku Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e Jahteve. Projektvendimi u dërgua në ...

11:34

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI